XXVII
Lakuriq, ti je aq e thjeshtë sa një dora jote,
E butë, tokësore, e pakët, rrumbullake, e tejdukshme,
Ti ke linja hënore, dhe udhë molle,
Lakuriq, ti je aq hollake sa gruri lakuriq.
Lakuriq ti je aq e kaltër sa nata në Kubë,
Ti ke verëra dhe yje në flokë,
Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhë
Sa vera në një kishë të artë.
Lakuriq ti je aq e vogël sa një thoi yt,
Harkuar, mprehur, trëndafil derisa dita lind
Kur ti tërhiqesh fshehtësive së botës
Dhe si në një tunel të gjatë rrobash dhe punësh:
Kthjelltësia të regëtin, stoliset, i bien gjethet-
Dhe një herë tjetër të kthehet në dorë lakuriqe.
28.11.2007. u 10:00 | Prijavi nepoćudni blog | Dodaj komentar
Trenutno nema niti jednog komentara